Pezullohet nga detyra Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, akuzohet për dekonspirim hetimesh

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës është pezulluar nga detyra më urdhër të gjykatës.

Ajo është vënë në akuzë për dekonspirim hetimesh. Sipas burimeve shkak është bërë konstatimi se ka pasur komunikime me një person i identifikuar nga akuza dhe që ka qenë në hetim.

Bëhet fjalw për një dosje mbi drejtorin e përgjithshmë të trasportit rrugore cili nisi fillimisht nga struktura e posaçme SPAK, dhe më pas i kaloi për kompentece Prokurorisë së Tiranës. Sapo dosja ka kaluar në akuzën e kryeqytetit me të është njohur edhe kryesekretarja e cila ka telefonuar personin nën hetim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burimet thonë së përfshirja në këtë vepren penale të shperdorimit të detyrës ka ardhur pas përgjimeve që janë kryer me atë të tabulateve telefonike. Këtë hetim po e ndjek vetë kryeprokurori i Tiranës Arens Cela. Pezullimi i saj ka ardhur pas edhe vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës në mungesë.