Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që drejtohej nga ukrainasit, shkëmbimi në detin Jon

Policia publikon video nga operacioni i sekuestrimit të 992 kg drogë. Droga me 3 skafe ishte transportuar deri në anijen që e priste në thellësitë e ujrave të detit Jon.

Për këtë operacionin në Vlorë janë arrestuar 3 shtetas vlonjatë, një është shpallur në kërkim, ndërkohë që në anijen ku u gjet ngarkesa e drogës u ndaluan 2 shtetas nga Ukraina.

Droga ishte paketuar në pako të mëdha dhe secila prej tyre kishte simbole identifikimi si gërmat Z, S1

"Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë" 

 

Te arrestuar 

Arbër Saraseli  31 vjeç banues në Vlorë

Saverjo Imeraj 21 vjeç banues në Vlorë

Qemal Pekmezi 19 vjeç banues në Vlorë

Bychkovi Serhii, 43 vjeç me shtetësi ukrainase

Senkevych Serhii,  62 vjeç me shtetësi ukrainase

Në kërkim Gregor Likaj 33 vjeç banues në Vlorë

Bilanci i operacionit te koduar "Syri" 

Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka.

Sekuestrohen rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë.

Vihen në pranga nga Policia e Vlorës, 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjithashtu, vihen në pranga nga Guardia di Finanza, 2 drejtuesit e mjetit lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Sekuestrohen nga Policia e Vlorës, 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes qëMe tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që

Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes qëMe tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që

Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes qëMe tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që

Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që