Klevis Balliu denoncon skemën: Incineratori i Tiranës vjedh fondet e BE-së për bujqësinë
Incineratori i Tiranës nuk ka marrë fonde vetëm nga bashkia e kryeqytetit që tashmë akuzohet se ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë.
Në skemë tashmë është përfshirë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Janë 310 mijë euro që janë dhënë për të pas aplikimit për zhvillimin e bujqësisë në landfill.
Dokumentet janë publikuar nga Klevis Balliu ne facebook sipas të cilit gjithçka është bërë me mbikqyrjen e Stela Gugalljes, e cila përveç se është aksionere te koncesionet e mbetjeve, ka hapur dhe një kompani konsulence.
Sipas Balliut Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV.
Më pas ai ka kontaktuar kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS të Stela Gugallias, që kjo të bëjë gati dokumentat për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.
"Me 22 shkurt 2022 personi E.B. bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës. AZHBR e shpall fitues personin EB me një vlerë prej 310 mijë euro. Cilat janë përfundimet:
Integreted Energy, Consulting Partners dhe ABZHR, nuk janë gjë tjetër veçse mekanizma që plotësojnë njëri-tjetrin me një qëllim: vjedhjen e pasurisë publike. Duke pasur në dorë edhe gurin edhe arrën, sekserët e qeverisë dhe bashkisë, fusin në skemën e zhvatjes edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë" deklaroi më pas në një deklaratë për median Klevis Balliu.
Ende nuk është e qartë se si personi në fjalë ka marrë përfitimin dhe cili është projekti i aplikuar. Por së fundi mjaft fermerë kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë arritur të përfitojnë nga skema ndërsa janë në prag të falimentit për shkak të kostove që kanë.
Pavarësisht denoncimeve nga SPAK ende nuk ka të dhëna se në cilën fazë mbetet hetimi i Incineratorit të Tiranës ndërkohë Partia Demokratike i bën thirrje Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë që të tregohet vigjilent me paratë e taksapaguesve europianë.
"Grantet që jepen për bujqësinë duhet të shkojnë aty ku janë adresuar, dhe aty ku ka nevojë. Ato duhet t’i marrin bujqit e Shqiperise, jo ujqit e qeverisë" deklaroi Balliu.
SHPJEGIMI I FAKTEVE;
Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE.
Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS.
E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV.
Më pas E.B kontakton kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS TË STELLA GUGALLIAS, që kjo të bëjë gati dokumentat për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.
Fondet IPARD janë GRANDE TË PAKTHYESHME TË BE QË MBËSHTESIN BUJQËSINË NË SHQIPËRI.
Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë GUGALLES që është shpallur në KËRKIM NGA SPAK PËR INCENERATORËT, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro.
E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve.
Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt.
