Denoncimi i Berishës: Zjarri në Nikël rrezikon banesat, asnjë masë nga qeveria e vakancave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 22:56
Një zjarr i madh në fshatin kullas në komunën e Niklës po rrezikon banesat.
Kreu i PD-së Sali Berisha teksa ka publikuar denoncimin e një banori të zonës thotë se zjarri në Nikël rrezikon banesat ndërkohë nga qeveria e vakancave nuk është marrë asnjë masë.
"Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit dixhital. Doktor po rrezikohen shpia. Fshati kullas ne komunen nikel asnjē ndihme nga shteti" shkruan Berisha.
Edhe në Elbasan situata është alarmante nga zjarri me kurorën e qytetit që vijon të digjet.
