Zjarr djeg kurorën e Elbasanit, Meta: Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për zjarrin në Elbasan. Në një postim në facebook, Meta thotë se kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri nga papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Sipas tij, megjithë alarmet e ngritura nuk ka asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.

Ai ka një apel për institucionet.

"Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!"