Nga Anglia dhe Italia, dy të rinj tentojnë të hyjnë në Muriqan me mbi 15 mijë euro të padeklaruara

Dy të rinj,  kanë tentuar të hyjnë në Muriqan me një shumë parash të pa deklaruar të cilën e kishin fshehur në makinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” informoi sot policia Shkodrës.

Njëri prej të rinjve, i identifikuar si C.R, 22 vjeç banonte në Angli dhe ndërsa tjetri, S.R 19 vjeç banonte në Itali.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme” vijon njoftimi i policisë.

Ata do të procedohen në gjëndje të lirë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.