Berisha kërkon përgjysmimin e barrës fiskale të naftës dhe subvencionim urgjent të biletave të transportit urban

PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës. Përmes një deklarate për median kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se ‘me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë”

“Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë” tha Berisha.

Gjithashtu nga Berisha kërkohet të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

KETU LAJME MINUTE PAS MINUTE

“Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë.  Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane. Ju kujtoj këtu se në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh, lëviz në mbarë vendin”

Kryetari i PD-së thotë se nëse kërkesa nuk do të realizohet atëherë do të ketë revolta.

"Unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit duke vjedhur fondet dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa.

Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë, me revoltën e tyre të ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme"