Trafik i rënduar në kryqëzimin e Fushë Milotit, rradhë të gjata automjetesh që prej mëngjesit
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 10:46
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë degëzimit në kryqëzimin e Fushë Milotit ka patur rradhë të gjata automjetesh.
Java nisi me trafik të çmendur, kryesisht nga Miloti në drejtim të Lezhës.
Patrullat e qarkullimit rrugor janë në disa pjesë të këtij aksi. Fluksi i lartë i automjeteve vjen nga pushuesit konkrerisht nga Kosova që janë nisur drejt bregdetit për pushime.