Fëmija 10 vjeç polak rrëzohet nga ballkoni i katit të 3-të të hotelit tek Shkëmbi i Kavajës

Policia e Durrësit informon se një fëmijë 10 vjeç polak dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme (8 gusht 2022) rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës.

Policia njofton se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.