Tragjedia/ Kamerat filmuan rrëzimin e bashkëshortes e aktorit shqiptar nga kati i gjashtë i ndërtesës në New York

Tragjedia/ Kamerat filmuan rrëzimin e bashkëshortes e aktorit shqiptar
Ne foto: Pallati nga u rrezua çifti Florind dhe Ornela Balliu

Vdekja tragjike e Florind Belliut, aktorit  shqiptar dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi 28 vjeçe duke lënë jetimë dy fëmijë ka tronditur miq dhe familjarë dhe jo vetëm.

Ndërkohë që mediat amerikane kanë zbuluar detaje të reja të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Trupat e pajetë të Florindit 35 vjec dhe bashkëshortes u gjetën të pajetë në sheshin para pallatit në New York, në Cruger Ave,  ku kishin vetëm pak muaj që ishin vendosur.

Kamerat kanë filmuar momentin kur Ornela është rrëzuar nga kati i gjashtë i ndërtesës dhe përplasur në shesh, ndërkohë që disa sekonda më pas është hedhur edhe Florindi thanë burimet citon New York Post, shkruan Ora News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Madje media publikoi dhe foto të dy trupave në tokë 

Policët thonë se rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta.

Burimet thanë se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili ishte vendosur në atë ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.

Ndërkohë që për Florindin ishte raportuar më përpara se ishte "i shqetësuar emocionalisht" dhe se në muajin prill ishte zhdukur por më pas ishte gjetur nga policia thanë burimet që citon New York Post.

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci. "Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si 'bum'."

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci