Kush e vrau Ardit Gjoklajn? PD: Ja pse SPAK duhet të veprojë
Gjashtë vite më parë, më 7 gusht të vitit 2016, humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.
Në 6 vjetorin e kësaj vrasjeje, anëtari i Këshillit Kombëtar Akil Kraja, në emër të PD-së shtron pyetje për të cilat SPAK ende nuk ka një përgjigje ndërkohë që nuk ka asnjë fajtor dhe asnjë nuk është dënuar.
- Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në koncesionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
- A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?
- A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?
- A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?
-Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling?
Përfundimi ynë mund të jetë vetëm një : të gjitha këto ndodhin SEPSE Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Gugallja i NDAJNE PARATE mes tyre" thuhet në deklaratën e lexuar nga Kraja.
