Vatër e madhe zjarri në Skuraj të Mirditës, flakët në Bukmirë të Mirditës dogjën rreth 250 ha tokë
Në Njësinë administrative Milot të bashkisë Kurbin, ka një vatër të gjerë zjarri në rajonin Skuraj - Mal Bardhe.
Era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve ndërkohë që terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen.
Sot ka nisur një operacion I gjerë për shuarjen e flakëve prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Në mbështetje të forcave zarrfikëse të bashkisë Kurbin janë dhe 50 forca të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një helikopter.
Ndërkohë zjarri që ra dje në fshatin Bukmirë të njësisë administrative të Rrëshenit ka dëmtuar 250 ha pyje sipërfaqe me vreshta rrushi dhe ullishte.
Nga informacionet mësohet se sot situata është normalizuar dhe nuk paraqet rrezik për riaktivizimin e tij.
Ndërkohë mbetet aktiv zjarri në fshatin Shperdhaze, Nj.A Kaçinar.
Në nderhyrje janë 3 mjete zjarrfikese, nje nga stacioni Mirdite dhe dy tjera nga forcat e armatosura, si dhe forca nga bashkia Mirdite dhe Nj.A Kaçinar
