Çmendet moti, temperatura deri në 40 gradë sot, ja qytetet që do të përvëlohen
Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin.
Por pritet që në vijim të kemi zhvillime të përkohëshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në Shqipëri.
Ndërsa mbrëmja largon vranësirat e shpeshta nga ultësira perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Elbasani do të regjistrojë temperaturat maksimale deri në 40 gradë, ndërsa temperaturat minimale do të regjistrohen në Pukë dhe Ersekë me 16 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

