Zbulohet parcela 10 mln euro me drogë e shqiptarëve në Greqi, paguanin 30 mijë euro/person dhe bonus 10 kg kanabis

Një parcelë kanabisi me vlerë rreth 10 milion euro është zbuluar nga antidroga helene në malet e Larisës.

Sipas një hetimi disamujor, me vendosjen e kufizimeve dhe pandemisë u bë mjaft e vështirë importimi i hashashit nga shqipëria dhe grupet kriminale shqiptare atje vendosën ta kultivonin atje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një gjë e tillë vazhdoi edhe pas heqjes së kufizimeve.

Media greke OnLarissa.gr raporton se për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit.

Nga hetimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa paguheshin deri në 30 mijë euro, dhe në formë bonusi merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin mund ta shisnin ose shfrytëzonin si të dëshironin.

Policia vlerësoi se nga numri i fidanëve të konfiskuar, autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro.

"Punonjësit shqiptarë të hashashit e njohin kultivimin, por më së shumti njohin jetën në mal, pasi kultivimi nis nga prilli deri në tetor, me të korra cdo tre muaj" shkruan media greke.