Greqi/ Shqiptari godet disa herë me thikë grekun në mes të sheshit, dyshohet prishje e pazareve të drogës

Një shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas grek në sheshin qendron të Spartës pasditen e së shtunës.

Si pasojë e plagëve ai është dërguar menjëherë në një spital në Athinë, teksa ndodhet në gjendje të rëndë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dyshohet se shkak i konfliktit të jetë prishja e pazareve të drogës.

Ngjarja ka ndodhur kur viktima ka debatuar me djalin me origjinë shqiptare i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga autorin.

Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë qenë përdorues droge, raporton Protothema.