Aksident në aksin Llogara-Orikum, nisen drejt spitalit dy të lënduar. Paralizohet trafiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 17:14
Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në Llogara, ku dy automjete janë përplasur.
“Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip "Mitsubishi", drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes,” njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
