"Jep dorëheqjen!" Qytetarët ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë për vrasjen e Jonadës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 20:24
Protesta për vdekjen e vogëlushes Jonada në Potam të Himarës u zhvendos nga Ministria e Brendshme te Kryeministria.
Protestuesit ndezën qirinj për shpirtin e vogëlushes në shkallët e kryeministrisë.
Nuk mungoi dhe një qiri te dera e zyrës së Ramës.
Në kor protestuesit bënë thirrje: Jep dorëheqjen!
Protestës i janë bashkuar dhe deputetë dhe kryetarë partish nga PD dhe Partia e Lirisë, përfshirë kryetarët e tyre Berisha dhe Meta.
Të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, efektiv policie.
Fillimisht ky i fundit u akuza për vrasje nga pakujdesia por më vonë kjo akuzë ndryshoi në vrasje me dashje.




