Homazhi te Kryeministria/ Një arush për Jonadën dhe qiriu i ditëlindjes së 8-të që nuk arriti ta fikte

Një arush, disa qirinj mes tyre edhe ai i ditëlindjes së munguar  për vogëlushen 7-vjeçare Jonada Avdia.

Qirinjtë vazhduan të ndizen para kryeministrisë jo vetëm si lutje për ëngjëllin e vogël por dhe ndërgjegjësim për autoritetet për të rritur sigurinë në plazhe dhe atë publike në tërësi.

Të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, efektiv policie.

Fillimisht ky i fundit u akuza për vrasje nga pakujdesia por më vonë kjo akuzë ndryshoi në vrasje me dashje.