Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 20:00
Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha në rrugën për te protesta ndaj vrasjes së Jonadës së vogël në Potam nga një polic me skaf.
Një qytetar është shprehur se pleqtë duhet të largohen nga politika dhe duhet të heqin dorë.
Ndërkohë, Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij dhe tha se politika nuk është problemi, por epiqendra e problemit.
Qytetari: Hiqni dorë nga politika ju, hiqni dorë ju pleqtë!
Berisha: Lëre mos e luaj.
Noka: Militant socialist.
Berisha: Janë ata të cilët sa herë bien ngushtë kërkojnë që të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit.
