Jonada mezi kishte pritur ti tregonte se ka përmirësuar shqipen, Meta tregon momentin prekës me gjyshin e 7- vjeçares

Kryetari I Partisë së Lirisë ka treguar një copëz historie prekëse për vogëlushen 7-vjeçare që gjeti vdekjen në Himarë pasi u godit nga skafi.

Pas vizitës në familjen Avdia për të përcjellë ngushëllimet Meta në deklaratë për mediat tregoi një copëz rrëfim nga momenti i  takimit të vogëlushes e cila jetonte në Angli me gjyshin e saj. Ajo mezi kishte pritur ti tregonte gjyshit se kishte përmirësuar gjuhën shqipe dhe ti bënte shqiponjën.

Ilir Meta: Ishte një vizitë shumë e vështirë se është një rast i pangushëllueshëm. Një tragjedi e jshtëzakonshme. Tepër tronditëse, për çdo prind baba, nën, motër, vëlla e gjysh aq më tepër për familjen Avdia për babain që e përjetoi aq tmerrshëm, për gjyshin që mezi e kishte piritur ti tregonte se kishte përmirësuar gjuhën shqipe dhe ti bënte shqiponjën. Jam impresionuar nga forca e kësaj familje.

“Nuk ka justifimim jo vetëm nga autori por dhe nga shteti, bashkia e qeveria pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe. Është vrasje  e paralajmëruar se kanë ndodhur raste të tilla dhe më përpara. Askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Papërgjegjshmëri totale. Në momentin që duhet të shfaqet pendesa dhe marrja e vendimeve distancuese na shpallet që shqipëria qenka e para sa I përket sigurisë në plazhe e turizmit. Nuk ka thyerje më të madhe për gjithë popullin shqiptar që  i ka përjetuar këtë tragjedi si tragjedi të vetën”, tha Meta.

Familja i dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës.

Polici Tase u arrestua për akuzën e Vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.

Ndërkohë sot është njoftuar që do të mbahet protestë përpara Ministrisë së Brendshme në orën 19:00