Berisha i përgjigjet Ramës për Himarën: Vampirë janë ata që trafikantin e bëjnë polic, më pas skafist e në fund vrasës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ju përgjigj nga Vlora akuzave të kryeministrit Rama, i cili i cilësoi si vampirë politikë ata që reaguan ndaj ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7 vjeçare.
Për Berishë ngjarja në fjalë ishte në përmasa të tilla saqë asnjë prind nuk mund të heshte përballë saj.
Kreu i selisë blu tha se vampirë janë njerëzit afër Ramës që marrin persona si Arjan Tase dhe i bëjnë polic.
Berisha: Ka patur disa mbytje. Gazetarët raportonin se nga Velipoja në Kepin e Stillos nuk ka roje bregdetare. Sepse licensat i kanë marrë privatët që menaxhojnë plazhin. Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë ujit. 7-vjeçarja nuk mund të shkonte thellë. E bluajti skafi i komisarit.
Komisari, skafin e paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur. Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo mo thotë, të dënohet dhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist dhe më pas e bën vrasës. Për t’u justifikuar, thotë vampirët politikë e mediatik. Flet për ata që reagojnë. Po secili prej nesh mund të kishim fëmijët tanë aty në breg. Si mund të vish ti tua bluash.
A ka rregulla dhe ligje ky shtet? Vampirë nuk janë ata gazetarët që na ndihmojnë të kuptojmë të vërtetëtn. Vampirët janë njerëzit afër tij. A nuk i mori jetën ambulanca 10-vjeçarit në Gjirokastër. Na thanë që autoambulanca po transportonte një grua shtatzënë. Një gazetar tha se ishte gënjeshtër.

