"Shokuese si e vogla iku nga kjo jetë. Skafi i dëmtoi shumë trupin" Gazetarja tregon momentet e tmerrit në Himarë
Gazetarja Esmeralda Keta ishte dëshmitare e asaj tragjedie të ndodhur buzë detit kur skafi që drejtohej nga komisar Arjan Tase i shkaktoi vdekjen vajzës 7 vjeçare Joanda Avdia.
Ishte me pushime me fëmijët e saj
Nuk e pashë momentin kur ndodhi ngjarja por pashë njerëz që shtrëngonin kokën dhe dëgjuam ulërima. Në momentin e parë kam nxjerrë fëmijët e mi nga deti. Më pas fatkeqësisht pashë trupin e një fëmije në mes të detit.
Ende është e shokuar nga ato momente
“Ishte shumë shokuese për mënyrën si e vogla iku nga kjo jetë. Trupi u dëmtua rëndë. Skafi ishte me fuqi motorike shumë të lartë e dëmtoi shumë trupin e të miturës”
Keta tregon se pasi kishte goditur fëmijën drejtuesi I skafit duket se ka humbur kontrollin.
"Skafi kishte humbur kontrollin pasi kishte goditur fëmijën. Këputi dhe litarin e sigurisë. Drejtuesi I mjetit vuri duart në Kokë. Ishte skenë dramatike”
Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e 2 gushtit 2022 ku humbi jetën Joanda Avdiaj 7 vjeç. Policia ka arrestuar drejtuesin e skafit, Arjan Tasen i drejtuesin e skafit, i cili rezulton të jetë një punonjës policie, me gradën Komisar, dhe me detyrën shef i policimit në komunitet në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka shokuar mbarë shoqërinë ndërkohë nesër shoqëria civile ka thirrur një protestë para kryeministrisë nën moton: Nuk e vrau varka por shteti".
