Përvëlohet nga flakët Kepi i Rodonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2022, 16:00
Kepi i Rodonit po përvëlohet nga flakët.
Prej 15 ditësh ende vijon lufta me zjarrin e rënë në një sipërfaqe të madhe.
Zjarri ende nuk është arritur të vihet nën kontroll.
Ditën e sotme rreth 3 zjarrfikëse dhe 2 autobote të stacionit të Durrësit, kanë shkuar atje por lufta me zjarrin për shkak të terrenit është shumë e vështirë.
Ditën e sotme ka shkuar edhe helikopteri, por era që po fryn e ka bërë të paefektshme këtë ndërhyrje.
Sipas zjarrfikësve që ndodhen në terren janë rreth 4 vatra zjarri që vijon të mbeten aktive.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar sot edhe forca të ushtrisë.