Si të duket plazhi? Qytetari nga Kuçova: Nuk ka para, nuk ka pushues

Mes shumë pushuesve në plazhin e Himarës, Ora Verore takoi edhe një pensionist nga Kuçova.

I pyetur sesi i duket plazhi këtë vit ai përgjigjet:

"Nuk ka pushues. Kanë ikur pushuesit. Nuk ka të ardhura, nuk ka para, nuk ka pushime".

Ai tregoi se Himara mbetet e preferuara e tij për pushime për shkak të klimës së saj.

"Vij për pushime vetëm në Himarë, ka klimë bregdetare dhe malore".