Konfirmon gjakovari: Jemi më kursimtarë se gjirokastritët. Flet dhe për Sarandën: Është shkatërruar si Durrësi
Në plazhin e Himarës, gazetari i Ora Verore Ronaldon Sharka takoi edhe një pushues nga Gjakova, besnik i jugut të vendit për pushime.
E intervista nuk mund të niste ndryshe me të përveçse me këtë ngacmim.
A është e vërtetë që gjakovarët janë kursimtarë?
"Më shumë se gjirokastritët" përgjigjet duke qeshur ai.
Me shqetësim ai i përcjell ndërtimet në Sarandë duke e krahasuar me Durrësin.
Ndër të tjera ai na tregoi edhe se jeton në Zvicër dhe punon si menaxher i energjisë në Ministrinë e Ndërtimit në Zvicër.
"Prej vitit 2001 vij vetëm në jug të Shqipërisë. Jugu është gjithandej i bukur por 6-7 vitet e fundit vij në Himarë. Saranda është bërë si Durrësi, është shkatërruar. Çmimet pak kanë ndryshuar. Kamarierë ka pak në restorante, duhen më shumë. Deri dje kam qenë me gruan, sot jam vetëm. Unë jetoj në Zvicër, jam inxhnier i energjisë, punoj në Ministrinë e Ndërtimit në Zvicër si menaxher i energjisë".
