"Ta dëgjojnë mirë Berisha dhe Rama", emigrantja e revoltuar: Krijoni kushte për të rinjtë, mos mendoni vetëm xhepat tuaj!
Emigrantët vijnë vetëm për pushime në Shqipëri, po dhimbjet ja ndjejnë nga larg.
Ashtu dhe kjo pushuese nga Fieri që jeton prej vitesh në shtetin fqinj Greqi, dhe këtë verë ka zgjedhur të kalojë në Himarë.
Për gazetarin e Ora Verore, Ronaldo Sharka, thotë se qeveritarët duhet të bëjë më shumë për të rinjtë që ti mbajnë këtu dhe të mos mendojnë vetëm për xhepat e tyre.
"Qeveritarët duhet të krijojnë kushte më të mira për të rinjtë, për punëtorët. Më vjen shumë keq për vendin tonë që vuan gjithmonë për kokat drejtuese. Ta dëgjojnë mirë ata deputetë, ai Berisha, ai Rama kushdo që të vijë, punojnë vetëm për xhepat e tyre dhe nuk mendojnë për rininë, punëtorët, pensionistët. Nuk guxon populli të bëjë grevë për të drejtat e tyre se thotë Rama rribni aty.Logjikë është ajo e një koke drejtuese për vendin?!"
Thotë se çmimet janë rritur në stratosferë, e megjithatë ka drojë mos i prish imazhin vendit.
"Çmimet janë rritur jashtë mase stratosferë. Më keq se në Greqi, atje gjen më lirë qoftë në taverna, qoftë në ishuj. Megjithatë nuk dua të them asnjë fjalë të rëndë për vendin".
Guri i rëndë në vend të vet, vlen edhe për këtë zonjë që thotë se shpirtin e ka lënë në shtëpinë e saj në Fier.
"E mira është të mos braktiset vendi jonë, mua më qan zemra. Me trup jam atje dhe shpirtin e kam këtu në vendin tim, në shtëpinë time në Fier".
