Meta: Mbështes Kosovën për vendosjen e ligjshmërisë në veri, të shmangen provokimet!

Lidhur me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ka reaguar edhe ish-presidenti Ilir Meta i cili u shpreh se dënon me forcë sulmet ndaj policisë së Kosovës.

Ai shkruan se bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke mbështetur reciprocitetin.

Meta: Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.