Vazhdon tensioni ne veri, policia e Kosovës shton praninë e forcave, në gatishmëri 12-orëshe

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Veri të Kosovës, ku Policia ka shtuar numrin e trupave të saj për të mbajtur rendin atje.

Sipas medieve të Kosovës raportohet se patrullimet e policisë janë shtuar, duke u munduar të mbajnë situatën nën kontroll.

Ndërkohë mësohet se një autobus më udhëtarë është ndaluar në Zubqë dhe pas patrullimit është kthyer mbrapa. Policia ka njoftuar se situata është duke u monitoruar nga afër.

Më herët u raportua se një familje kosovare u sulmua në pikëkalimin kufitar, aty ku edhe serbët civilë kanë vendosur barrikada, si protestë kundërshtimi për masën e reciprocitetit, e cila hyn në fuqi sonte në mesnatë.

Nga ana tjetër, policia e Kosovës ka aktivizuar orarin 12 orësh për policët.

Te paktën ky vendim është marrë për policët e Prishtinës ndërsa për rajonet e tjera ende nuk ka informacion

Po ashtu, njësi të shumta të policisë janë parë duke shkuar për në veri të vendit.