Mercedes i shtang të gjithë në Hungari, Red Bull në telashe
Çfarë mrekullie bën Mercedes GP në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë. George Russell regjistron pole position të parë në karrierë me 44 të mijtat më shpejt se ferraristi Carlos Sainz.
Paraqitje spektakolare nga i riu britanik që në xhiron finale arriti të thyente kohën e spanjollit të skuadrës nga Maranello duke i dhuruar skuadrës së tij një pole position pas 13 garave.
Vendi i tretë në nisje për Charles Leclerc i cili duhet të kënaqet me këtë rezultat pasi Ferrari mund të marrë maksimumin nga gara e së dielës për shkak edhe të problemeve të Red Bull.
Për herë të parë këtë sezon, makina austriake shfaqi probleme. Verstappen nuk arriti të regjistronte kohë të shpejtë në sesionin e tretë për shkak të një problemi elektrik ndërsa Perez nuk arriti të kualifikohej në kronometrimin final.
Pas 12 garave të para, Verstappen kryeson me 233 pikë, i ndjekur nga Leclerc me 177 dhe Perez me 163.
