Qarkullonte me armë në Korçë, tenton të arratiset duke hedhur pistoletën, kapet nga policia

Kapet nga policia një shtetas i cili qarkullonte me arma zjarri në brez në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit.

Policia ka konstatuar këtë shtetas me armë në brez dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij i cili sapo ka parë policinë ka hedhur armën në koshin e mbeturinave dhe është kapur pak metra më tutje.

Emri i personit të arrestuar momentalisht nuk bëhet i ditur ndërsa ai është shoqëruar në komisarit.

Forca të shumta policie duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjera.

Qarkullonte me armë në Korçë, tenton të arratiset

Qarkullonte me armë në Korçë, tenton të arratiset

Qarkullonte me armë në Korçë, tenton të arratiset