Miratohen pa debat ndryshimet në qeveri. Rama largon bashkëpunëtorin e tij Ahmetaj, zëvendësohet nga Balluku

Kuvendi miratoi sot (28 korrik 2022) dekretet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për disa ndryshime në qeveri.

Në një sesion të jashtëzakonshëm, Kuvendi  miratoi me 103 vota pro dhe 3 kundër Dekretin për shkarkimin e Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Dekretin për emërimin e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores, Majlinda Dhuka.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Dekretin për emërimin edhe në postin e Zëvendëskryeministres të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Seanca

Seanca e sotme e Kuvendit (28 korrik 2022)  për votimin e tre dekreteve për ndryshimet në qeveri u përfshi në debate që në fillim të saj. Kjo për shkak se opozitës nuk iu ofrua e drejta për diskutim. Kundërshti bëri fillimisht kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke e akuzuar maxhorancën se po i heqin së drejtën e fjalës dhe po e kthejnë parlamentin në pronë të tyre.

"Që qeveria është private këtë e thojnë të gjithë pot ë bëhet dhe parlamenti privat kjo është e patolerueshme"

Edhe kryetari i PD-së paralajmëroi Ramën se nuk do i shpëtojë dot gjykimit të shesheve të Shqipërisë. Lexo poshte

Por kryetari i grupit parlamentar të PS tha se ndryshimet e pjesshme miratohen pa debat. Megjithatë jashtë dyerve të Parlamentit Berisha e pati një koment.

Sali Berisha:"Edi Rama është shumëfishi i Arben Ahmetaj, e ka urdhëruar për prekjen e Fondit Rezervë të Këshillit të Ministrave i cili përdoret vetëm në raste fatkeqësish natyrore ose trauma të tjera të mëdha, përdorimin e tij për djegësat qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin. Arben Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajloz të zinj janë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe Erion Veliaj i cili ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij  dhe duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës"

Pas votimit Belinda Balluku e votuar si zv/kryeministre dhe Majlinda Dhuka në postin e kryenegociatores u betuan në Presidencë.

Miratohen pa debat ndryshimet në qeveri. Rama largon

Miratohen pa debat ndryshimet në qeveri. Rama largon

Miratohen pa debat ndryshimet në qeveri. Rama largon

Miratohen pa debat ndryshimet në qeveri. Rama largon