Balla: Bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe non grata në poste më të larta të shtetit, Kuvendi të reflektojë
Nga foltorja e Kuvendi kreu i grupit socialist, Taulant Balla u shpreh se debati serioz që duhet bërë aty është ai i bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe non grata.
Sipas tij, prania e Berishës është një fyerje për kuvendin dhe shtoi se duhet mbështetur Autoriteti i Dosjeve që është vënë në shënjestër nga të prekurit.
Balla: Ne kemi një debat shumë serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të shtetit në të gjitha strukturat më të larta të shtetit, kërkon një reflektim të thellë nga ky kuvend. Ashtu sikurse kërkon një reflektim që një sekretar partie i shpallur non ngrata e përdhos sot këtë kuvend me praninë e tij. Ne jemi mbledhur sot për të miratuar ndryshimet në qeveri pa debat.
Sot i duhet dhënë një mbështetje e plotë Autoritetit të Dosjeve i cili është vënë sot në shënjestër të non gratas dhe bashkëpunëtorit. Ne i kemi votuar vetë anëtarët e këtij Autoriteti dhe sot heqin vetë baltë. Ata kanë sjellë alarmin në Kuvend ku kanë arritur bashkëpunëtorët. Me Metën e kemi propozuar së bashku zonjë Genta Sulaj në krye të Autoritetit me konsensus. Tani Sulaj na doli patronazhistë sepse bën detyrën e saj me integritet.
