Vasili: Shpifjet për Metën janë të tmerrshme, Autoriteti i Dosjes s’ka fakte e as dokumente, është në shërbim të Ramës
Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat pasi ka dalë nga Kuvendi e ka konsideruar turp të madh aferën e Autoritetit të Dosjeve, ku thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
Në fjalën e tij ai tha se spekulimet dhe shpifjet ndaj Metës janë të dhimbshme dhe të tmerrshme ndërsa ka shtuar se Autoritetit i Dosjes po shërben Edi Ramës. Afera e ashtëquajtura e atoritetit të dosjeve, është një turp madh.
Petrit Vasili: Nuk ka pasur asnjë informacion në Kuvendin e Shqipërisë por ka pasur fjalë të përgjithshme që janë për të devijuar dhe për të hequr atë ankthin e atyre dosjeve që janë në SPAK dhe për të lehtësuar ankthin e Ramës dhe bandës së tij. Bëhet fjalë pë zero çështje. Ligji për autoritetin e dosjeve është ligj i propozuar nga PS, i cili është votuar nga mazhoranca. Ky ligj ka zero shqetësim. Shpifjet spekulimet që kanë lidhje me Metën janë të dhimbshme dhe të tmerrshme. Është rënia e shtetit. Një autoritet të dosjes që shpif, manipulon duke shkelur çdo ligj, duke i bërë shërbim Edi Ramës.
Sipas tij në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj Metës nuk ka fakte dhe dokumente, ndërsa theksoi se të gjithë do marrin përgjigjen e duhur.
Petrit Vasili: Kjo ka të bëjë me vjedhjen te incineratorët e doganat. Të gjitha përrallat me bashkëpunëtorë imagjinar, kanë vetëm një përgjigje, që autoriteti i dosjeve në radhë të parë si shkelës dhe kriminalizues i ligjit, me zero fakte dhe dokumente. Përgjegjësia është shumë e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që është kthyer në vegël të mashtrimit e të shpifjes. Të gjithë këta do marrin përgjigjen e duhur. Të gjitha instrumentet e duhura do të çohen para drejtësisë.
