Godet Berisha: Të festosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën e Taulant Ballën, si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike ka ironizuar ftesën e munguar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim në ceremoninë e organizuar sot në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Në përgjigje të gazetarëve pasi doli nga senaca plenare ai u shpreh:

Si u ndjetë sot që nuk ishit në ceremoninë që organizoi Amnbasada e SHBA-ve në Tiranë?

Berisha: Në fakt, të kremtosh marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha tha se po niset drejt Mirditës për të festuar këtë moment të rëndësishëm me shqiptarë të vërtetë.

Berisha: Po nisem për në Mirditë, do të festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Ky i Tiranës është një antimiting por unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që siç patë mesazhet, vijnë aty për të ruajtur kafshatën e bukës dhe vendin e punës.