"Padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbegu Edi Rama", Berisha: Nuk do ti shpëtosh gjykimit në rrugë e sheshe
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend kundërshtoi vendimin e kryetares së Kuvendit për miratimin e ndryshimeve në qeveri pa debat.
Teksa mori fjalën për procedurë, Berisha paralajmëroi Ramën se edhe nëse i shpëton gjykimit në Kuvend nuk do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e vendit.
Sali Berisha: Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110, pika 4, debatin për programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është një akt i pashembullt, një dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament. Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit.
Dua ti them Edi Ramës se cfarëdolloj xhakete që të veshësh dhe zhveshësh nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Ti kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës vetëm e vetëm se në rast se do të flisnin do tu faktonin shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbegu Edi Rama. Zonja kryetare në emër të ligjit të këtij parlamenti hap debatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin. Çështja e djegësave është problem madhor, mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit këtu në parlament do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Ju garantoj se kurrë jo.