Daja shkëlqen në C. League, Ballkani shkatërron 10-0 kundërshtarët e raundit të dytë (Shikoni golat)

Ballkani i Kosovës në raundin e tretë të Conference League pasi shkatërroi 6-0 në ndeshjen e dytë dhe në total 10-0 La Fiorita-n e San Marinos.

Skuadra e Ilir Dajës shkëlqeu edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ku bëri detyrën ndaj ekipit gjysmë-amator ku Albion Rrahmani shënoi tre gola, dy prej të cilëve brenda pak sekondave ndërsa Abazi dhe Krasniqi plotësuan tabelën e golashënuesve për një sukses shumë të lehtë të ekipit nga Suhareka.

Ballkani do të ndeshet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Sutjeska-Klaksvik. Një tjetër raund i lehtë në letër për kampionët e Kosovës që këtë seozn kanë mundësi që minimalisht të arrijnë në raundin play-off.