Miliarda shpenzime nga Guardiola e Mourinho në 1 dekadë. Ja trajnerët që nuk i kanë kursyer pronarët

Suksesi matet nga trofetë e fituar ndër vite por pa para vështirë se mund të ngresh në qiell ndonjë kupë. Më mirrë se kushdo, këtë filozofi e ka të qartë Pep Guardiola. 

Në 10 vitet e fundit, trajneri katalanas ka ndryshuar tre skuadra ka fituar 18 trofe dhe të gjitha këto i ka bërë duke shpenzuar plor 1.26 miliardë euro.

Pas tij renditet speciali portugez, Jose Mourinho që numëron 7 trofe me 4 skuadra por ka blerë lojtarë me vlerë 1 miliardë euro. Vendi i tretë shkon për Diego Simeonen. 7 Kupa dhe tituj në Spanjë por vetëm kaq me Atleticon ku i ka detyruar pronarët të shpenzojnë 942 milionë.

Renditja vijon më pas me Allegrin e Ancelottin që janë mbi kuotën 900 ndërsa në klubin 800 bëjnë pjesë Conte e Valverde.

Miliarda shpenzime nga Guardiola e Mourinho në 1 dekadë. Ja