Kupa e Botës, Anglia në hotel "varfanjakësh", Belgjika mes luksit

Katari ka vënë në dispozicion të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës 32 lokacione stërvitore. Shumë prej tyre e kanë marrë vendimin ku do të stërviten por nuk do të jetë aspak e vështirë të zhvendosen nga stadiumi në hotel ku distanca më e madhe nuk do të jetë më shumë se 30 kilometra.

Gjysma e tyre janë rinovuar tërësisht dhe pjesa tjetër janë ndërtuar nga e para me qëllim organizimin e Kupës së Botës. Bëhet fjalë për disa nga komplekset më moderne që bota ka njohur dhe do të përdoren më pas për akademitë e futbollit në Katar.

Rezidencat e skuadrave janë gjithashtu shumë luksoze dhe shumë prej federatave e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. 

Anglia do të akomodohet në resortin Al Wakra ku një natë shkon deri në 400 euro ndërsa alkooli është i lejueshëm. Ndodhet vetëm 10 km. larg qëndrës së Dohas dhe ka akses në plazh. Anglia do të qëndrojë në këtë hotel gjatë gjithë turneut. 

Kupa e Botës, Anglia në hotel "varfanjakësh", Belgjika

Por nëse hoteli i Anglisë është një nga më të lirët, hotel Salëa ku nata shkon deri në 6 mijë euro, është më i shtrenjti dhe është prenotuar nga Belgjika. Vetëm 20 km. larg kufirit saudit është një nga hotelet më luksoze të të gjithë Lindjes së Mesme. 

Kupa e Botës, Anglia në hotel "varfanjakësh", Belgjika

Që nga plazhi privat e deri te fushat e golfit apo pyjet e ujëvarat. De Bruyne dhe shokët e tij nuk kanë më justifikime.

Kupa e Botës, Anglia në hotel "varfanjakësh", Belgjika