Çfarë zhgënjimi! Shkupi e pëson nga një shqiptar por largohet me kokën lart (Video)
Goli i një shqiptari eleminon një skuadër shqiptare dhe e zgjon nga ëndrra europiane.
Shkupi largohet nga Liga e Kampioneve pasi u mund 1-0 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit që iu fal një goli të Arjan Ademit në minutën e 47 për të evituar turpin e eleminimit të mundshëm pas barazimit të ndeshjes së parë në Zagreb.
Në praninë e më shumë se 20 mijë tifozëve në stadiumin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, kampionët shqiptarë dhuruan spektakël dhe u larguan me kokën lart nga një ndeshje që edhe mund ta kishin fituar nëse në këmbët e tyre nuk do të kishin peshuar emocionet.
Eleminimi nga Liga e Kampioneve e shtyn Shkupin të luajë në raundin e tretë të Conference League kundër Shamrok Rovers, ndërsa Dinamo Zagreb vazhdon rrugën në kompeticionin e kampionëve.
