Doping në skuadrën e Gjimshitit, tronditet futbolli italian
Dy apo tre sezonet e fundit shumë zëra në Itali ngritën shpesh herë dyshime e pyetje rreth formës fizike të Atalantës që ndaj kundërshtarëve tregonte superioritet në shtëpi apo transfertë për 90 minuta pa e reflektuar aspak lodhjen.
Nuk ishin të pakët zërat qe aludonin për doping të mundshëm dhe substanca të ndaluara në skuadrën e Gasperinit dhe tashmë lajmi është zyrtar. Pas një kontrolli të befasishëm gjatë orëve të fundit, mbrojtësi argjentinas Palomino ka rezultuar pozitiv.
Shoku i repartit të Berat Gjimshitit nuk e ka kaluar testin pasi në gjakun e tij janë gjetur gjurmë të substancës nandrolon.
Pas analizave të Shoqatës Kombëtare Antidoping, do të bëhen teste edhe nga Gjykata Sportive Antidoping që nëse konfirmon pozitivitetin do të konfirmonte gjithashtu edhe pezullimin e mbrojtësit.
