Juventus ndal Barcelonën, vendosin Kean dhe Dembele (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 09:32
Dy gola Dembele dhe po kaq Kean. Barcelona dhe Juventus ndahen në barazim në miqësoren e Dallasit në tokën amerikane.
Ndeshje e dominuar kryesisht nga Barcelona që e nisi sfidën me 4 raste të rrezikshme duke vendosur në presion skuadrën e Allegrit pa Pogba dhe me Vlahovic në pankinë gjatë gjithë takimit.
Në krahun bardhezi vetëm Di Maria tentoi të bënte diçka por më pas në minutat 34 dhe 40 Dembele e ndëshkoi dy herë “Zonjën e vjetër”.
Githsesi Juve reagoi me Kane që pas asistit të Zakaria barazoi momentalsiht shifrat ndërsa në tentativë për të gjetur golin e tretë, Barcelona pësoi edhe të dytin. Barazim morali për Juven ndërsa Lewandowski la disa hije dyshimi rreth formës së tij ende jo optimale.
