Gjykata lë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Rada dhe Hithi refuzojnë të bëjnë analizën e ADN-së
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada, dhe shokun e tij tij Elton Hithi, të cilët gjatë një kontrolli ne makinë iu gjetën armë dhe uniforma policie. Armë iu gjetën edhe gjatë kontrollit në banesë, ndërsa dyshimet janë se mund te jete vrasës me pagesë.
Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada, dhe shoku i tij Elton Hithi, të arrestuar dy ditë më parë pasi iu gjet një snajper në makinë, kanë refuzuar të japin mostrat e ADN-së.
Kërkesa e Prokurorisë ka ardhur pas dyshimeve se ata mund të jenë të përfshirë në ngjarje te tjera kriminale si pjesë të grupeve te rrezikshme.
Madje përmes saj akuza do të mund të krahasonte në bazën e të dhënave për të verifikuar nëse janë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale .
Këtë të enjte Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy, ndërsa avokatët e tyre kërkuan një masë më të lehtë sigurie.
Rada dhe Hithi akuzohen nga Prokuroria për “armëmbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “mbajtje pa leje të armeve të ftohta”, “mbajtje pa leje e uniformave dhe mjeteve policore”.
Remal Rada dhe miku i tij Elton Hithi, u arrestuan pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz.
Më pas gjatë kontrollit të banesave atyre iu gjetën dhe armë të tjera.
Por ndërsa efektivi ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të sendeve te sekuestruara në makinë, i arrestuari tjetër Elton Hithi ka patur një tjetër alibi për ngjarjen.
Ai ka pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë të shkonte te merrte një pako në Sauk.
Pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë.
Pak metra më poshtë i ka ndalur policia. Ai ka preteduar se e ka në telefon kontaktin e personit me të cilin ka folur.


