Tiranë, në çantë me armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator, arrestohet 45-vjeçari
Është vënë në prangat e policisë një 45-vjeçari në Tiranë, pasi i janë gjetur në çantën e tij pistoletë, pushkë sportive, thika, krehër, municion luftarak, silenciator.
Arretimi i tij u bë falë operacionit operacioni policor të koduar "Pasagjeri".
I arrestuari është 45 vjeçari me inicialet E. K., , banues në Tiranë.
“Në rrugën "Agush Gjergjevica", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar”, njofton policia.
Është vënë në pranga për moskallëzim krimi 33 vjeçari me inicialet M. M., , banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
