Përplasen dy motoçikleta në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lezhë mëngjesin e sotëm (27 korrik).

Dy motoçikleta janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqezinit të Gjadrit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e motoçikletave dhe dy nga pasagjerët. Dy prej tyre janë me shtetësi të huaj ndërsa dy shqiptarë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Lezhës e cila po kryen ekspertizën mbi shkaqet e aksident.