Meta: LSI e kreu misionin e saj, liria dhe referendum do jenë shpatë e kësaj klase politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 20:52
Ish-presidenti Ilir Meta, pas fjalës në Konventën Ndërkombëtare, ka dhënë dhe një deklaratë për mediat.
Meta tha se LSI e ka kryer misionin e saj, ndërsa shtoi se tashmë liria dhe referendum do qëndrojë si shpata mbi klasën politike( duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Ramën) si dhe do të çojë përpara procesine integrimit europian të vendit.
Ilir Meta: Mbizotëron liria, sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e kreu misionin e saj për të zhbllokuar intergrimin përmes rotacionit dhe i shërbeu integrimit në mënyrë të vazhdueshme si askush tjetër. Tani është liria dhe referendumi që do të qëndroj si shpata mbi këtë klasë politike që do të na çoj dhe drejt procesit të integrimit europain të vendit.
