Meta mesazh për ndërkombëtarët: Kush prek sovranitetin e Shqipërisë do e ketë fatin e zi

Ish-presidenti Ilir Meta, në fjalën e tij në Konventën Ndërkombëtare të LSI, ka ‘thumbuar’ dhe ndërkombëtarët.

Në fjalën e tij ai tha se mafia ndërkombëtare kërkon që të ketë Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave, por sipas Metës me vendin tonë askush nuk mund të luaj.

Ilir Meta: Ne jemi një popull me dinjitet, një popull që padrejtësiosht, kjo mafie për interesa të saj, por edhe të saj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave, dhe si një qendër për krimin e organizuar. Të themi që ky është vendi ynë që askush nuk mund të luaj.

Meta tha se referendumi do të jetë shpata mbi uzurpatorët e oligarkët, ndërsa paralajmëroi se kush do të prek sovranitetin do ta ket fatin e zi.

Ilir Meta: Kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është referendum. Referendumi do të jetë shpata mbi uzurpatorët, oligarët, do të jetë garancia se sovraniteti nuk i përket popullit vetëm në letër. Ata që prekin sovranitetin dhe Kushtetutën do ta kenë fatin e zi.

Ne e krijuam  LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që e bllokoi Fatos Nano,  ishte rotacion që u realizua nga LSI. LSI bëri çdo gjë për liberalizimin e vizave dhe për marrjen e statusit kandidat. Tashmë ka vetëm një rrugë. Referendumi është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Kemi parë se si shiten e e si blihen  politikanët, por nuk ka forcë në botë që të blejë 3 milionë shqiptarë.