Berisha nga Fieri: Të përballemi me armikun Edi Rama, ai dhunon qytetarët dhe votën
Nga një takim me qytetarë dhe ekspertë në Fier për reformën territoriale, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se duhet përballje me Ramës si armik i lirisë së shqiptarëve.
Ai tha se Edi Rama e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje duke dhunuar votën e shqiptarëve dhe rregullat e demokracisë.
Berisha: Duhet të përballemi me armikun më të keq të lirisë së shqiptarëve pas Enver Hoxhës deri sot, që është Edi Rama. Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme, por një kundërshtar që shkelmon dhe dhunon votën e qytetarëve, që ju heq anëtarëve të partisë së tij të drejtën e votës, dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet s'mund të jetë kurrë demokratike.
Mund të jetë ekstremiste e majtë, mund të jetë naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë. Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i vetë socialistëve që besojnë në lirinë, votën dhe rregullat e demokracisë.

