Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përplaset motori me makinën, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 19:07
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë.
Mësohet se një mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç dhe për pasojë janë plagosur 2 persona.
“Më datë 25.07.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
