Fanella në mbështetje të homoseksualëve? Lojtarët i refuzojnë dhe bojkotojnë ndeshjen

Rugby në Britaninë e Madhe është një sport popullor dhe si i tillë, ka një impakt të madh te njerëzit prandaj klubet ndërmarrin shpesh herë inisiativa sensibilizimi si në rastin e fundit që ka krijuar shumë polemika.

Bëhet fjalë për skuadrën irlandezo-veriore Manly që është prezantuar me fanellat e reja në mbështetje të komunitetit LGBQTi, por ka hasur në rezistencën e një pjese të madhe të lojtarëve që nuk kanë preferuar t’i veshin.

Fanella në mbështetje të homoseksualëve? Lojtarët i

Sipas  “Daily Telegraph” plot 7 titullarë kanë kërcënuar me mungesë në ndeshjen kundër Roosters, ndërsa drejtuesit më të lartë të Manly janë takuar për t’i dhënë zgjidhje situatës delikate.

Klubi e publikoi inisiativën e quajtur “Everyone in League” të hënën, për të mbështetur diversitatin në Irlandën e Veriut, por me këtë nuk janë aspak dakort disa prej yjeve të skuadrës, përfshirë edhe Jason Saab, Josh Aloiai e Christian Tuipulotu.