Shqiptarja e talentuar, pasardhëse e dinastisë "Çoba", kampione Europe në volejboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 09:50
Një shqiptare kampione Europe në volejboll. Bëhet fjalë për 17-vjeçaren shkodrane Angela Çoba, që prej dy vitesh pjesë e ekipeve te grupmoshave të Italisë.
Vajza e volejbollistit të njohur të Vllaznisë, Gjon Çoba, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit, konsiderohet si një nga telentet më të mëdha të lojës së rrjetës në vendin fqinjë ku volejbolli është sport shumë i zhvilluar.
Nuk ka mbushur ende 17 vjeç Angela dhe prej disa muajsh ajo është pjesë e U-17 të Italisë që triumfoi në Kampionatin Europian pasi mundi Turqinë me rezultatin 3-1.





